Nga Vendi
9 June 2025
VLEN: Sjellim ndryshim me emra që bëjnë krenar çdo qytetar

Koalicioni VLEN në një kumtesë për media propozimin për ministër të Shëndetësisë dhe zv. ministër të Bujqësisë, e quan si hap të guximshëm dhe vizionar.

“Profesor Azir Aliu, një figurë e pakontestueshme në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe arsimit të lartë, do të udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë me një prioritet të qartë: digjitalizimin e sistemit shëndetësor për një shërbim modern dhe efikas për qytetarët. Në të njëjtën kohë, Albrim Hoxha, një zë i fuqishëm i terrenit, me përvojë të thellë në gazetari, politikë rurale dhe projekte për zhvillimin e bujqësisë, merr detyrën e zëvendësministrit të Bujqësisë me një mision të patundur: mbështetje të parezervë për bujqit dhe fshatin”, thonë nga VLEN.

Gjithashtu nga ky koalicion thonë se emërimi i këtyre dy kuadrove tregon qartë se VLEN nuk bën kompromis kur vjen puna te cilësia dhe përfaqësimi.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Nga 1 shtatori ska udhëtim pa covid-dokumente23 August 2021
Alvisa dhe Andi 1 bashkë në të kaluarën? Bëhet virale video krahë njëri tjetrit19 October 2021
Ju kujtohet Drita nga seriali "Familja Moderne"? Ja si duket sot... 8 September 2021