ShowBiz
10 June 2025
Dua Lipa shkëlqen në Milano, homazh për ikonën Raffaela Carrà

Dua Lipa mahnit italianët me një koncert spektakolar në Milano. Në një spektakël që zgjati mbi një orë e gjysmë, ajo arriti të përziejë shkëlqimin e një ylli botëror me sjelljen e një vajze të thjeshtë, duke krijuar një atmosferë të papërsëritshme mes saj dhe 70 mijë spektatorëve në hipodromin La Maura.

Që nga “Training Season” e deri te finalja me “Don’t Start Now” dhe “Houdini”, çdo këngë u shoqërua me koreografi të detajuara, ndërrime të shumta veshjesh (pesë gjithsej) dhe efekte piroteknike.

Moment i veçantë për publikun ishte kur Dua Lipa interpretoi hitin legjendar të Raffaella Carrà “A far l’amore comincia tu”, me gjithë sharmin e gjesteve ikonike të legjendës së artit italian.

Në kulmin e koncertit, ajo zbriti nga skena për të përshëndetur fansat nga afër, duke ndarë përqafime, duke bërë selfie dhe duke i dhënë mikrofonin fansave për të folur. Vokalet live dhe prezenca skenike e saj treguan se ky ishte më shumë se një koncert, ishte një festë e muzikës, energjisë dhe lidhjes së sinqertë me publikun.

Dua Lipa i dha spektaklit një shpirt të viteve ’80, por me një freski bashkëkohore, duke dëshmuar edhe një herë pse ajo është një nga artistet më të mëdha të skenës pop ndërkombëtare.

 



Të ndryshme
Më shumë
99 raste të reja me Kovid-19 në Shqipëri, 3 pacientë humbën jetën16 July 2020
EKSKLUZIVE: Adem Karaga rikthehet në krye të Tetarit Shqiptar24 August 2020
Osmani: Pas zgjedhjeve të 15 korrikut do kemi kryeministrin e parë shqiptar (VIDEO) 3 July 2020