Nga Vendi
10 June 2025
Tetovë: Droga dhe armë në bastisje – tre të ndaluar nga policia

MPB Maqedoni njofton se dje 09.06.2025 në orën 17.10 në Tetovë, oficerët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë ndaluan personat I.R. (36), A.R. (37) dhe M.R. (61), të gjithë nga Tetova.

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe sekuestruan një pistoletë kalibri 9 mm, një karikator me 15 fishekë kalibri 9 mm, dy karikatorë të zbrazët, 100 fishekë kalibri 9 mm, disa pako me substancë pluhur të bardhë, tableta, një telefon celular dhe sende të tjera të dyshuara se kanë origjinë nga një vepër penale.

“Personat u ndaluan në një stacion policor dhe prokurori publik u njoftua për ngjarjen, dhe pas dokumentimit të plotë të saj, kundër tyre do të ngrihen akuza përkatëse”, thonë nga MPB.



Të ndryshme
Më shumë
MPB: 355 shkelje për mos-mbajtje të maskës mbrojtëse30 July 2020
Kurti: U bë mirë që u konstituua Kuvendi, tani duhet të formohet Qeveria13 September 2026
Shkëndija mbyll pjesën e parë me barazim 19 February 2026