Nga Vendi
30 June 2025
Ishte liruar për fundjavë, i burgosuri nga Kumanova vodhi 550 tabletë dhe telefona

MPB Maqedoni njofton se më 28.06.2025 në Kumanovë, oficerët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë, kanë privuar nga liria personin M.F. (37) nga Kumanova për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e dy veprave penale: “vjedhje e rëndë” dhe “prodhim dhe shpërndarje e paligjshme e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

“Më pas u konstatua se M.F. është i dënuar nga Institucioni Korrektues i Idrizovës, i cili është liruar për pushim fundjave. Gjatë kontrollit, tek ai janë gjetur dhe sekuestruar 551 tableta, telefona celularë dhe sende të tjera që janë objekt i veprave penale “vjedhje e rëndë” dhe “prodhim dhe shpërndarje e paligjshme e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve””.

“Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë raport përkatës, ndërsa M.F. është dërguar në Institucionin Korrektues”.



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe paralajmëron ligj special për Koçanin: Të bisedojmë për të gjitha tragjeditë30 April 2025
Deputetët e Taravarit përjashtohen nga komisionet parlamentare, zëvendësohen nga VLEN 3 June 2025
Ali Ahmeti kujton Marrëveshjen e Ohrit: Opsion ka qenë edhe ndarja e shtetit13 August 2021