Nga Vendi
1 July 2025
Rama në Shkup: Kurrë nuk kemi qenë më afër BE-së!

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama nga Shkupi ku po mbahet samiti i liderëve BE-Ballkani Perëndimor, theksoi se kurrë nuk kemi qenë më afër BE-së, transmeton TV21. Tutje, Rama në deklaratë për media tha se ka atmosferë pozitive, por shtoi se do të përmbushen të gjitha detyrimet në afatet e parapara së bashku me Komisionin Europian.

“Kurrë nuk kemi qenë më afër realizimit të një aspirate shumë shekullore. Dhe nga ana tjetër më vjen mirë që ka një atmosferë të përgjithshme pozitive në këtë drejtim. Jemi shumë afër. Nuk kemi qenë asnjëherë më afër, dhe besoj shumë që ne do t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona si siç kemi paraparë afatet me Komisionin Europian dhe plani i përbashkët do të realizohet plotësisht”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.



Të ndryshme
Më shumë
Më e madhe anija sesa porti, “qyteza lundruese” ku lejohet hyrja vetëm për personat mbi 18 vjeç23 June 2021
Khamenei kërcënon me bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, rriten tensionet mes Iranit dhe SHBA12 March 2026
Grubi: Deri më tani janë regjistruar mbi 1 milion qytetar20 September 2021