Nga Vendi
1 July 2025
Aksident në Shkup, lëndohet një person, ndalohet shoferi nga Kosova

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se dje në orën 14:40, në SPB Shkup është raportuar një aksident trafiku në rrugën “Kemal Sejfula” në Shkup midis një kamioni Mercedes me targa të Shkupit, i drejtuar nga 29-vjeçari E.P. nga Republika e Kosovës, dhe një mopedi me targa të Shkupit, i drejtuar nga 32-vjeçari F.A. nga Shkupi.

“Në aksident, drejtuesi i mopedit ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit. Një ekip inspektimi nga SPB Shkup ka kryer inspektim dhe drejtuesi E.P. është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor për procedura të mëtejshme. Pas hetimit të plotë të rastit, do të ngritët padi përkatëse”, thonë nga MPB.



Të ndryshme
Më shumë
Pranohet ankesa e ASH – AAA për një vendvotim në Dibër, të dielën do të rivotohet25 October 2021
Nuk ka nevojë për dozë të tretë të vaksinës-ja kush thotë 3 September 2021
Kjo është 18 vjeçarja që u la e vdekur në Spitalin e Ferizajt (FOTO) 23 August 2021