Nga Vendi
1 July 2025
Ali Ahmeti pret në takim kryetarin e ri të TDP-së, Zülfikar Zeynula: “Rëndësi e veçantë bashkëpunimit ndërkomunitar për të ardhmen e vendit”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e partisë së tij Kryetarin e ri të Partisë Demokratike Turke (TDP – Türk Demokratik Partisi), z. Zülfikar Zeynula. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

“Pata kënaqësinë të pres në takim Kryetarin e ri të Partisë Demokratike Turke, z. Zülfikar Zeynula, të cilin e urova për detyrën e re, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në angazhimet e tij,” shkruan Ahmeti.

Gjatë takimit, dy liderët diskutuan për zhvillimet aktuale politike në Maqedoninë e Veriut dhe sfidat e përbashkëta që përballen komunitetet. Ahmeti theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndëretnik si një element thelbësor për stabilitetin dhe mirëqenien në vend.

“Bashkë diskutuam për zhvillimet aktuale politike në vend dhe sfidat e përbashkëta, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve për të garantuar stabilitet, mirëqenie dhe përfaqësim të barabartë për të gjithë qytetarët,” u shpreh lideri i BDI-së.

Ai vlerësoi gjithashtu kontributin e komunitetit turk në ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe multietnike në Maqedoninë e Veriut, duke nënvizuar rëndësinë e respektit të ndërsjellë dhe të punës së përbashkët për të ardhmen e vendit.

“U dakorduam që të vazhdojmë bashkëpunimin në frymën e respektit dhe interesit të përbashkët për të ardhmen e vendit tonë,” përfundon postimi i Ahmetit.

Takimi vjen në një periudhë kur vendi ndodhet përpara sfidave të rëndësishme politike dhe integruese, ndërsa bashkëpunimi ndërpartiak dhe ndëretnik shihet si një nga shtyllat kryesore të stabilitetit të brendshëm./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Osmani e mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë pasi Kuvendi u shpall i konstituuar, i ka 15 ditë afat11 October 2025
Të gjitha fatkeqësitë në RMV nga viti 1951, zjarri në Tetovë i gjashti për nga numri i viktimave (Infografik)10 September 2021
Do të ketë përgjegjësi kundërvajtëse për të gjithë persona që do të refuzojnë të regjistrohen në Maqedoni24 August 2021