Nga Vendi
2 July 2025
Zjarri në Gërçishte të Vallandovës ende nuk është vënë nën kontroll, dje lëndime të lehta morën dy të punësuar

Zjarri që shpërtheu dje pasdite rreth orës 14:00 në afërsi të Gërçishtes së Vallandovës dhe që kërcënoi të përfshijë shtëpitë e para në fshat ende nuk është vënë nën kontroll.

Sipas informacionit nga zëvendësdrejtori i NP “Pyjet e Maqedonisë”, Kire Mihailov, të publikuar në profilin e tij në Fejsbuk, zjarri ka katër pika kritike dhe ato janë përfshirë që nga orët e hershme të mëngjesit.

“Për fat të keq, dy kolegë nga NP “Pyjet e Maqedonisë” u lënduan lehtë në zjarrin e djeshëm, ku njëri prej tyre mori mbështetje me oksigjen, ndërsa tjetri u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Strumicës për ndihmë të mëtejshme. Gjatë ditës së sotme, përparësi është mbrojtja e fshatrave Marvinci dhe Balinci dhe sigurisht gjithçka tjetër pas kësaj”, njoftoi Mihailov.

Ai shtoi se sot katër degë të NP “Pyjet e Maqedonisë” do të dërgojnë edhe 25 punëtorë me automjete dhe pajisje përkatëse, të cilët do t’u bashkohen ekipeve të shuarjes së zjarrit.

Sipas informacioneve të mëngjesit nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), përveç zjarrit midis fshatrave Gërçishtë dhe Marvinci, zjarr ka edhe në komunën e Bogdancit në këtë rajon, në segmentin nga diga e Paljurcit deri në Bogdanci, ku digjet bimësi e ulët dhe shkurre.



Të ndryshme
Më shumë
VMRO-DPMNE: Kemi marrë mbi 300,000 vota! Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, do të fitonim mbi 60 deputetë22 October 2025
Rrëfehet Krist Aliaj: Nuk më pëlqen muzika që bën Luiz Ejlli29 September 2025
Kostadinovski: Të jemi besnikë ndaj Kushtetutës, është detyra jonë17 November 2025