Sport
5 July 2025
Liverpool-i do t’ia paguajë rrogën familjes se Jota-s deri në vitin 2027

Bota e futbollit është ende e tronditur nga humbja tragjike e Diogo Jotës dhe vëllait të tij André Silva, të dy viktima të një aksidenti të rëndë rrugor. Kjo humbje ka prekur thellë jo vetëm Portugalinë, por edhe Liverpool-in, klub në të cilin Jota kishte luajtur për 5 sezone, duke u kthyer në simbol të përkushtimit dhe profesionalizmit.

Klubi anglez, i cili tashmë kishte njoftuar vendimin për ta tërhequr simbolikisht fanellën me numrin 20 në kujtim të lojtarit të ndjerë, ka vendosur të bëjë një tjetër gjest me vlerë të madhe njerëzore. Sipas asaj që shkruan gazeta portugeze “Record”, Liverpool do t’ia paguajë familjes së sulmuesit të ndjerë të gjithë pagën e parashikuar në kontratë (rreth 15 milionë euro), deri në skadimin e saj natyral, në qershor 2027.

Ky është një akt konkret dhe i ndjerë, që dëshmon lidhjen e thellë mes klubit dhe njeriut, para se të jetë fjala për sportistin. Jota, me origjinë nga Gondomar, kishte lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e fundit të “Reds”, duke dhënë kontribut vendimtar në fitimin e Premier League dhe duke realizuar, ndër të tjera, golin e fitores në derbin kundër Evertonit, prillin e kaluar. Ky ishte goli i tij i fundit me fanellën e Liverpool-it.

Ky gjest i klubit nag “Anfield” ka prekur tifozët dhe të gjithë botën e futbollit, duke forcuar edhe më shumë ndjesinë e përkatësisë që lidh “Reds” me komunitetin dhe lojtarët e vet, edhe përtej jetës.



Të ndryshme
Më shumë
Rikthimi i llogarive në WhatsApp, KOS-CERT tregon ku duhet të raportohen rastet29 September 2026
Tetovë, pas shumë kohësh asnjë i vdekur në 24 orët e fundit nga Covid 19 7 September 2021
Para se të vjen në Shqipëri, këngëtari nacionalist serb, Bregoviq pranoi dekoratë të veçantë nga Vuçiqi 5 August 2021