Nga Vendi
7 July 2025
Aksident në rrugën Tetovë – Jazhincë, lëndohen pesë persona

Më datë 06.07.2025 në orën 16:50, SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, në fshatin Odri, ka ndodhur një aksident trafiku.

Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, aksidenti ka ndodhur midis një automjeti pasagjerësh “Mazda” me targa të Tetovës, i drejtuar nga L.R. (64) nga fshati Dëbërcë dhe një automjeti pasagjerësh “Fiat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga G.M. (46) nga Tetova.

“Pasagjeri në automjetin Mazda, A.R., ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa G.M dhe pasagjeri i tij K.M., si dhe dy pasagjerë në automjetin Mazda – R.R. dhe L.J, kanë pësuar lëndime trupore. Një ekip nga SPB Tetovë ka kryer inspektimin në vendngjarje”, thonë nga SPB Tetovë.



Të ndryshme
Më shumë
Sot sërish protestohet në Koçan për viktimat nga zjarri në diskotekën “Pulse”29 November 2025
Paralajmërohet ekstradimi i Gruevskit nga Hungaria28 October 2021
Vdes ish-Myftiu i Kosovës, Rexhep Boja14 September 2021