ShowBiz
10 July 2025
Luiz Ejlli, fytyra e re e Lajthiza Premium Water

Pas suksesit të madh si ambasador i Golden Eagle, Luiz Ejlli vazhdon të surprizojë me projekte të reja dhe bashkëpunime të zgjuara. Këtë herë, ai ka zyrtarizuar partneritetin me një nga markat më të njohura të ujit natyral në Shqipëri, Lajthiza Premium Water.
Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, Luizi shfaqet në ambientet e zyrave të Lajthizës, i rrethuar nga trofe dhe certifikata ndërkombëtare që dëshmojnë cilësinë dhe suksesin e kësaj marke. Përballë tij qëndron një shishe e thjeshtë, por ikonike, e Lajthizës një detaj që konfirmon bashkëpunimin e ri.
Ky moment është përshkruar nga fansat si “bashkimi i dy ikonave shqiptare”, një artist me ndikim dhe një markë që ka fituar besimin e mijëra konsumatorëve. Një aleancë që pritet të sjellë edhe më shumë energji, besueshmëri dhe krenari shqiptare./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Rrjeti serb depërton thellë në biznesin e kanabisit në Maqedoni, zbardhen lidhje të reja 2 March 2026
OBRM-PDUKM: Gabimet e Zaevit në energji u kushtojnë qytetarëve 15 milionë euro në muaj26 October 2021
Pas eleminimit të Portugalinës ja për cilën kombëtare do të bëj tifo Mourinho29 June 2021