Nga Vendi
15 July 2025
VLEN, BDI-së: Po e ç’rrënjosim të keqen që e mbollët me kazinotë

VLEN edhe një herë e rikonfirmon qëndrimin e tij të qartë: beteja jonë është për mbylljen e kazinove dhe mbrojtjen e familjeve, ndërsa BDI ende përbëhet nga të njëjtët njerëz që dikur hapnin kazino, e sot sillen si revolucionarë moralë, thuhet në kumtesën e sotme të VLEN-it.

“Në periudhën e deritanishme, Qeveria e VLEN-it ka arritur të mbyllë 226 kazino online të paligjshme, të cilat janë bllokuar vetëm gjatë vitit të fundit, ndërsa aktiviteti në këtë sektor është ulur për 40%. Këto janë buxhete familjare të shpëtuara dhe përdorues të mundshëm që nuk ranë në varësi.

Kazinotë nuk janë zhvillim, por shkatërrim. Ne nuk jemi pjesë e sistemit të vjetër.

 

VLEN vazhdon luftën e saj kundër industrisë së bixhozit, si në segmentin e lojërave të fatit online, ashtu edhe përmes përgatitjes së një ligji të ri restriktiv. Kjo e frikëson BDI-në. Kjo e frikëson Blerim Bexhetin”, thonë nga VLEN.

Nga atje shtojnë se është koha që hipokrizia të marrë fund; ne vazhdojmë me një luftë sistematike dhe të pa kompromis për një shoqëri pa kazino pranë oborreve të shkollave, pa monopole shtetërore për varësi dhe pa politikanë që përfitojnë nga fatkeqësia e të tjerëve./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Si i heshti Dua Lipa kritikët dhe pushtoi skenën ndërkombëtare 2 July 2021
Duda Balje nuk është parë asnjëherë më e bukur se kaq16 June 2021
Burri kafshohet nga pitoni që i doli nga guaska e tualetit, përfundon në spital 6 July 2021