Nga Vendi
5 September 2025
BDI: Anëtari i vetëm shqiptar në Komisionin për çmimin “8 Shtatori” propozon vetveten për shpërblim

Nga BDI thonë se sot në Sallën e Kristaltë të Parlamentit, Komisioni për ndarjen e Çmimit Shtetëror “8 Shtatori” do të ndajë çmimet më të larta për vepër jetësore dhe për arritje në fushën e sportit. Nga BDI thonë se Komisioni i formuar me nënshkrimin e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, përbëhet nga 11 anëtarë maqedonas dhe vetëm 1 shqiptar.

Ndërsa thonë se i vetmi anëtar i komisionit, ka propozuar që shpërblimi t’i jepet atij.

“Për ironi të fatit, i vetmi anëtar shqiptar, Hamid Bakija, në mungesë të guximit për të propozuar një sportist shqiptar, ka vendosur t’ia japë shpërblimin vetes së tij. Kjo nuk është vetëm konflikt interesi, kjo është turp dhe padrejtësi e pastër! Një situatë absurde dhe fyese për sportistët shqiptarë, të cilët për dekada kanë kontribuar me djersë dhe sukses në sportin e Maqedonisë së Veriut, por mbeten të përjashtuar nga njohja dhe respekti shtetëror”.

 

“Kjo nuk është rast i izoluar. Vitin e kaluar kemi pasur një rast identik, kur vëllai i një kryetari komune nga OBRM-PDUKM si anëtar komisioni i dha vetes shpërblim. Edhe atëherë gjithçka kaloi në heshtje. A do të heshtim përsëri? Ne nuk do të lejojmë! Kjo çështje do të adresohet menjëherë para Komisionit Shtetëror për Parandalimin e korrupsionit, sepse përfaqëson konflikt flagrant interesi dhe diskriminim të hapur”, thonë nga BDI.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: 386 gjoba për qytetarët që nuk kanë mbajtur maska23 February 2021
Një viktimë dhe 141 raste të reja me Covid-19, shërohen 161 pacientë11 August 2020
Ky është emri i vërtetë i moderatores Bora Zemani16 October 2021