Nga Vendi
22 September 2025
Shkupi do të ketë Festivalin Kombëtar të Kulturës Shqiptare “Porta e Kulturës“

Zëvendëskryeministri i Parë, ministër i Mjedisit Jetësor dhe kandidat për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, priti në Shkup tenorin kosovar me famë botërore, Ramë Lahaj, me të cilin zhvilloi një takim miqësor në Çarshinë e Vjetër.

Pas takimit, Mexhiti njoftoi në rrjetet sociale për iniciativën e re, një mega-projekt në sferën e kulturës, i cili do të rikthejë Çairin dhe Shkupin në qendër të hartës kulturore shqiptare.

Kryeqyteti do të mirëpresë Festivalin Kombëtar të Kulturës Shqiptare “Porta e Kulturës“, një manifestim gjithëpërfshirës që do të bashkojë muzikën, teatrin, filmin, letërsinë dhe artin pamor në një skenë të vetme.

Mexhiti ia prezantoi idenë e këtij festivali tenorit të njohur, ku u ndanë vizione të përbashkëta.

Sipas tij, “Porta e Kulturës“ do të shndërrohet në një traditë të re, duke promovuar artistët shqiptarë dhe duke lidhur gjeneratat përmes artit dhe krijimtarisë.



Të ndryshme
Më shumë
Prezantohet aplikacioni “m.Uslugi”, Andonovski: Shërbime digjitale dhe dokumente elektronike për qytetarët28 October 2026
“S’ka dasma”, Labinot Tahiri me shoqëri hedhin valle në pishinën e shtëpisë së tij 1 July 2020
Begaj uron Xhaferin: Shqiptarët, faktor i rëndësishëm për stabilitetin e Maqedonisë së Veriut28 January 2024