Nga Vendi
25 September 2025
E tmerrshme/ Shkupi mbulohet nga mbeturinat, s’ka asnjë masë!

Banorët e komunës së Çairit por edhe shumë komuna të tjera të Shkupit, edhe sot u përballën me grumbuj mbeturinash në trotuare, kontejner të stërmbushur dhe hapësira publike të mbuluara nga plehrat.

Edhe pse banorët kërkojnë më shumë angazhim nga komunat dhe ndërmarrja publike e Higjienës, shpresat e tyre për një Shkup më të pastër mbeten pas zgjedhjeve lokale.

”Ja edhe ju e shihni që nuk është në rregull, atë që bëjnë mes vete nuk i di por populli e vuan, thuan që është hedhur afër kontejnerëve por ato janë përplot mbeturina ku t’i hedhim. Nuk e di çfarë do të behët, premtojnë që pas zgjedhjeve të pastrohen por nuk e besoj që të ndodhë, jo vetëm Çairi por gjithandej, kanë faj edhe populli por nuk funksionojnë institucionet”, tha një qytetar.

“Duhet të pastrohet nga punëtorët dhe të hiqen mbeturinat. A pastrohet rregullisht? Jo, nuk i heqin rregullisht, edhe tek ne mbeturinat rrinë në vend në Fushë Topanë, shumë keq është gjendja”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Gjendja shihet, çfarë të themi më shumë! Ku është faji? Faji tek komuna. A pritni pas zgjedhjeve që të jetë më pastër Çairi? Nuk besoj”, tha një qytetar tjetër.

Koshat e mbeturinave të mbingarkuar, nuk ishin vetëm në Çair, edhe në lagjen e Aerodromit, hapësirat afër kontejnerëve janë shndërruar në minideponi.

”Mjafton që kur kalon të shohësh këtë gjendje që të qëndron pranë dere, çfarë të them. Ku qëndron faji sipas teje? Faji është tek udhëheqësit, duhet më shumë dënime e sidomos për qytetarët tonë duhet vetëm dënime”, theksoi një qytetar.

Nga “Higjiena Komunale” e Shkupit thonë se për shkak të sasisë së shtuar të mbeturinave komunale ndodhë që të ketë vonesa në mbledhjen e mbeturinave, por sipas tyre aktivitetet po zhvillohen në përputhje me dinamikën e parashikuar për grumbullimin. Nga ana tjetër në rrjet sociale, qytetarët kanë filluar iniciativa për të pastruar vetë lagjet dhe të disa komunave të Shkupit./ Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Ja emrat e katër kandidaturave të BDl për katër komunat e rajonit të Tetovës24 June 2021
Zbulohen 43 emigrantë në rrugën Kumanovë – Shkup18 July 2020
Kjo është pasuria e Kryeministrit Kurti: qiraja e shtëpisë, të hyrat mujore dhe paratë në bankë28 June 2021