Nga Vendi
28 September 2025
Ali Ahmeti drejtuar Mickoskit: Me zagar dilet në gjueti për lepuj, jo për shqiponja!

Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), mbajti sonte në Shkup konventën promovuese, me ç'rast fjalim rasti patën të gjithë liderët e koalicionit.

Ali Ahmeti tha se qeveria aktuale po prek në Marrëveshjen e Ohrit, teksa pati porosi edhe për kryeministrin Hristijan Mickoski.

"Kjo qeveri bashkë me hyzmeqarë dhe vazalë tentuan të prekin e ta rrënojnë Marrëveshjen e Ohrit. Duke prekur gjuhën shqipe, duke hequr balancuesin etj. Marrëveshja e Ohrit duhet respektuar nga të gjithë. Mickoski don me dal trim mbi trima, Hristijani me argatët e tij, me gabimet e një pas njëshme, vetëm se i mobilizon shqiptarët. Ne nuk hedhim gurin e ta fshehim dorën, sepse na akuzuan nga qeveria se po ndezim zjarre, se duam të djegim xhamia, se duam të vrasim njërin nga kandidatët e tyre, këto janë shpifje të tmerrshme! Mickoski përballe ka kuadro dhe ekipe mirë të specializuara në të gjitha fushat, sepse secili kandidat i joni është më i mirë se tjetri. Hristijan, me zagarë në gjueti dilet për lepuj e jo për shqiponja. Shqiponjat fluturojnë lartë, zagarët ruaj për lepuj", tha Ahmeti.



Të ndryshme
Më shumë
Fuqia e një shteti: ShBA-ja ngre aktakuzë ndaj prokurores së Kinës23 July 2021
Rama: “Ballkani i Hapur” është vendosur dhe do të bëhet, të gjithë do të vijnë aty herët a vonë28 September 2021
Mickoski merr pjesë në Samit, por nuk përmend Tiranën – komentohet nga ndjekësit16 May 2025