Nga Bota
29 September 2025
Pentagoni: Në shqyrtim kërkesa e Ukrainës për raketat Tomahawk

SHBA po shqyrton kërkesën e Ukrainës për raketat Tomahawk

Shtetet e Bashkuara po vlerësojnë kërkesën e Ukrainës për furnizim me raketa me rreze të gjatë veprimi, Tomahawk, për t’i përdorur në luftën kundër agresionit rus. Lajmin e konfirmoi të dielën nënpresidenti amerikan, JD Vance. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar që SHBA-ja t’i shesë raketat vendeve evropiane, të cilat më pas do t’ia dërgonin ato Ukrainës. Në një intervistë për “Fox News Sunday”, Vance theksoi se vendimi përfundimtar do të merret nga presidenti amerikan, Donald Trump. “Ne po shqyrtojmë një numër kërkesash nga evropianët”, tha ai. Raketat Tomahawk kanë një rreze veprimi prej rreth 2.500 kilometrash, gjë që do të vendoste edhe Moskën brenda rrezes së forcave ukrainase nëse Kievi do t’i siguronte ato.



Të ndryshme
Më shumë
Teuta Arifi,Kasamit:Po të ishit një ekonomist i mirë, do tju kishte punësuar Banka Botërore21 October 2021
Zelensky në Serbi: Ukraina nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Kosovës 8 August 2026
Arjanit Hoxha në Gostivar: Me rebalancin e buxhetit, janë siguruar mjetet për subvencionet në bujqësi 2 July 2021