Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut ka nisur me përplasje të forta mes partive politike. Që në ditët e para, retorika politike ka marrë formën e sulmeve personale dhe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në një deklaratë të bërë publike, ka lëshuar një mesazh të fortë politik kundër kundërshtarëve të tij.
“Hristijan Mickoski me zagarë… me zagarë dilet në gjueti për lepuj, por jo për shqiponja. Shqiponjat nuk zihet as me zagarë, as me lakej, as me kasnec. Shqiponjat fluturojnë lartë në kaltërsi, zagarët ruaj për lepuj,” deklaroi Ahmeti.
Deklarata e Ahmetit nuk ka mbetur pa përgjigje nga VMRO-DPMNE, të cilët reaguan ashpër përmes një komunikate për media, duke e akuzuar liderin e BDI-së për arrogancë dhe përfaqësim të interesave korruptive.
“Ali Ahmeti nuk është shqiponjë, por një harabel i zakonshëm. Ai përfaqëson një parti të kriminalizuar dhe të korruptuar. Shqiptarët janë të ngopur me të dhe do ta tregojnë këtë në zgjedhjet e ardhshme , së bashku me maqedonasit, të gjithë të bashkuar për ndryshim,” thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE.
Në debatin e ashpër u përfshi edhe Izet Mexhiti nga koalicioni opozitar VLEN, i cili akuzoi Ahmetin për ofendim të rëndë ndaj votuesve shqiptarë.
“Në momentin që i quajte ‘zagarë’ të gjithë ata shqiptarë e shqiptare që nuk mendojnë si ti, e ke përfunduar karrierën politike. Sonte e ke vulosur delegjitimimin,” shkroi Mexhiti në rrjetet sociale.
Pas valës së reagimeve, BDI ka dalë me një sqarim zyrtar përmes sekretarit të saj të përgjithshëm, i cili theksoi se fjalët e Ahmetit janë keqkuptuar dhe nxjerrë nga konteksti.
“Kryetari Ahmeti iu referua shqiptarëve si ‘shqiponja’. Ato fjalë nuk kanë qenë të drejtuara ndaj shqiptarëve, por ndaj individëve që janë në shërbim të politikave të VMRO-DPMNE-së,” deklaroi ai.
Fushata sapo ka nisur, por toni i saj tregon se zgjedhjet lokale të këtij viti do të jenë ndër më të tensionuarat në vitet e fundit, me përplasje të forta jo vetëm për vota, por edhe për narrativën politike që do të mbizotërojë në të ardhmen e afërt të Maqedonisë së Veriut.
akuzave të ndërsjella, duke paralajmëruar një garë të ashpër deri më 19 tetor, kur qytetarët do të dalin në votime.