Nga Rajoni
30 September 2025
DASH rikonfirmon qëndrimin ndaj Kurtit: Shmang destabilizimin, dialogu mbetet pezull

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka rikonfirmuar pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, duke ritheksuar shqetësimet e Uashingtonit lidhur me veprimet e qeverisë kujdestare në Prishtinë.
 

Në një deklaratë për median Nacionale, zëdhënësi i DASH-it thekson se qëndrimi i SHBA-ve i është përcjellë në mënyrë të qartë Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Ne ia kemi shprehur shqetësimet tona drejtpërdrejt Kryeministrit dhe e kemi bërë qëndrimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara plotësisht të qartë. Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithmonë një mik i ngushtë i popullit të Kosovës dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj partneritetit tonë,” – deklaroi zëdhënësi i DASH-it.

SHBA-të theksojnë se kërkojnë bashkëpunim të ngushtë me institucionet në Kosovë, por sipas deklaratës, ky bashkëpunim duhet të bazohet në shmangien e veprimeve që rrezikojnë stabilitetin në rajon.

“Ne duam të ecim përpara me qeverinë kujdestare, por na duhet një partner që e kupton nevojën për të shmangur veprimet destabilizuese dhe është i përkushtuar për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe për të mbrojtur të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës,” – shton më tej deklarata.

Sipas DASH-it, vlerësimet për veprimet e qeverisë në Prishtinë do të vazhdojnë, ndërsa aktualisht nuk ka zhvillime të reja për të njoftuar në këtë drejtim.



Të ndryshme
Më shumë
Vaksinat nuk ju bëjnë magnetikë, ekspertët zbërthejnë videot me monedhat që ‘ngjiten’ në krah 8 July 2021
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës27 December 2025
Netanyahu thotë se shpreson për paqe të qëndrueshme në Gazë15 October 2025