Nga Rajoni
30 September 2025
Rama: “Shqipëria 2030” do udhëhiqet nga inovacioni, “Diella” do të sjellë transparencë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një aktiviteti të zhvilluar sot ka deklaruar se vizioni strategjik për “Shqipërinë 2030” do të mbështetet në inovacion, teknologji dhe integritet.
 

Në qendër të këtij transformimi është “Diella”, platforma e re e inteligjencës artificiale që, sipas Ramës, do të sjellë revolucion në mënyrën se si menaxhohen tenderat publikë në vend.

“Besoj që gjendemi në një akt të ri për Shqipërinë. Si një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë, në ballë të shkencës dhe teknologjisë. Më lejoni të them që Shqipëria nuk po përqafon vetëm të ardhmen por ta bëjë pjesë të saj, Diella nuk është një lodër. Përmes saj kemi shndërruar atë që ka qenë domein i së mjegullës. Jemi të bindur që do të jemi në gjendje që do të ofrojmë përmes Diellës, për t’i bërë tenderat publik, të hapur e transparent dhe integritet siç nuk është parë më parë.

Kryeministri theksoi se përfshirja e inteligjencës artificiale në qeverisje nuk është vetëm një hap teknologjik, por pjesë e një vizioni më të gjerë kombëtar për të çuar vendin drejt një modeli modern të zhvillimit.

“Guximi për inteligjencën artificiale është përparësi e jona dhe vizioni ynë kombëtar për Shqipërinë 2030 është i rrënjosur në integritet novacion dhe shkencë”, tha Rama.



Të ndryshme
Më shumë
Mësuesi i martuar amerikan paraqitej si adoleshent për t’i bindur vajzat që t’i çojnë foto intime23 June 2021
Maluma bëhet baba për herë të dytë16 September 2026
Umejra katërvjeçare shërohet nga leukemia, ra zilja “mirupafshim” në Klinikën e Fëmijëve në Shkup21 October 2021