Nga Vendi
7 August 2020
Gjendja e komunikacionit rrugor në Maqedoninë e Veriut

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i trafikut nëpër drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur, informojnë nga LAMM.

Në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.



Të ndryshme
Më shumë
Kasami i Besës e fillon fushatën nga Zajazi22 June 2020
Filipçe: Nuk do të ketë drejtësi për Koçanin, kjo qeveri po mbron zyrtarët e saj29 September 2025
12 viktima dhe 132 raste të reja me Covid-19, shërohen 112 pacientë29 June 2020