Nga Vendi
2 October 2025
Bastisje në Shkup, konfiskohet sasi e madhe e substancave narkotike

Pas bastisjeve gjatë ditës së djeshme në Gjorçe Petrov të Shkupit, policia ka arrestuar 24-vjeçarin me iniciale D.B. Sipas Policisë, tek i njëjti janë gjetur sasi të mëdha të kokainës dhe marijuhanës.

“Njësia për tregti të paligjshme pranë SPB Shkup, me urdhër paraprak gjyqësor, ka kryer bastisje në tre lokacione në rajonin e Gjorçe Petrovit. Gjatë aksionit është arrestuar D.B. (24) nga Shkupi, pasi në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar kokainë, marijuhanë dhe para.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritët kallëzim penal me procedurë të përshpejtuar në Prokurorinë Themelore Publike Shkup, për vepër penale sipas nenit 215 të Kodit Penal të RMV-së”, thonë nga MPB.



Të ndryshme
Më shumë
Ekskluzive/ Ali Ahmeti Të Hënën Do Të Shkojë Si Dëshmitar Në Hagë22 August 2020
Ftesa e Bregoviqit në Korcë, Unikkatil del me një reagim eksplicit 6 August 2021
Nazarko për protestat e dhunshme në Shqipëri: Kurti të bëjë thirrje për qetësi, t’i ngjajë Rugovës16 October 2026