Nga Vendi
22 June 2020
Maqedoni: nëntë viktima dhe 90 raste të reja me COVID-19, 48 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 665 testime për coronavirus, ndërsa 90 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre 36 janë nga Shkupi, 2 nga Kumanova, 4 nga Tetova, 8 nga Shtipi, 2 nga Velesi, 2 nga Manastiri, 13 nga Ohri, 1 nga Gostivari, 1 nga Krusheva, 2 nga Koçani, 1 nga Probishtipi, 2 nga Shën Nikolla dhe 6 nga Resnja.

MSH informon se janë regjistruar edhe 9 viktima, prej të cilëve 5 nga Shkupi, 2 nga Tetova, 1 nga Ohri dhe 1 nga Gostivari.

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 48 pacientë të shëruar. Prej të cilëve 9 janë nga Shkupi, 30 nga Shtipi, 1 nga Tetova, 4 nga Gostivari, 1 nga Velesi, 1 nga Strumica, 1 nga Koçani dhe 1 nga Probishtipi.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 5196, prej të cilëve 1974 janë shëruar, ndërsa 247 kanë ndërruar jetë



Të ndryshme
Më shumë
QMK: Zjarri në Kozhuf është vendosur nën kontroll, janë shuar gjithsej 22 vatra 4 September 2025
BE-së i bëhet thirrje që t’ia pezullojë fondet Hungarisë shkaku i korrupsionit 7 July 2021
Përfundon dëshmia e Ali Ahmetit në Gjykatën Speciale 3 September 2020