Nga Bota
5 October 2025
A mund ta shkëputet Turqia nga energjia ruse? Varësia e lartë dhe presioni i Perëndimit

SHBA dhe vendet e G7 po ushtrojnë presion mbi presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, që të ndalë importet e naftës dhe gazit nga Rusia. Por Turqia mbetet ndër vendet më të varura nga energjia ruse, duke e bërë këtë kërkesë jashtëzakonisht sfiduese për Ankaranë.

Sipas Autoritetit Rregullator të Tregjeve të Energjisë Turke (EPDK), në vitin 2024 rreth 66% e naftës dhe 41% e gazit natyror të Turqisë vinin nga Rusia. Kjo varësi është rritur pas luftës në Ukrainë, pasi Rusia, për shkak të sanksioneve të BE-së, po ofron energjinë deri në 15% më lirë se tregjet ndërkombëtare një përfitim që Turqia nuk dëshiron ta humbasë.

Ekspertët e energjisë vlerësojnë se një ndalim i menjëhershëm i importeve ruse do të rrezikonte sigurinë energjetike të Turqisë. Për këtë arsye, Ankaraja po ndjek një strategji diversifikimi, duke nënshkruar marrëveshje afatgjata për furnizim me gaz të lëngshëm (LNG) me SHBA-në, Egjiptin, Katarin, Algjerinë dhe Nigerinë. Vetëm marrëveshja me kompaninë amerikane Mercuria parashikon 70 miliardë metra kub gaz për 20 vjet, që do të nisë në vitin 2026.

Megjithatë, Turqia mbetet e varur nga Rusia edhe për linjitin (43%) dhe për projektin e centralit bërthamor Akkuyu, që ndërtohet nga kompania ruse Rosatom dhe pritet të përfundojë rreth vitit 2028.

Në këtë mënyrë, Turqia vazhdon të ecë në një vijë të hollë mes Perëndimit, që kërkon sanksione ndaj Moskës, dhe Rusisë, furnizuesit të saj më të rëndësishëm energjetik.



Të ndryshme
Më shumë
Shënohen edhe 87 raste me coronavirus në Kosovë, shërohen 31 persona28 June 2020
Në zgjedhjet lokale në Maqedoni do të angazhohen 1.045 vëzhgues dhe përkthyes nga jashtë dhe brenda14 October 2021
Ryshfet për provimin profesional, hetimi zbulon transferta bankare 27 July 2026