Nga Rajoni
5 October 2025
Osmani: Deklaratat luftarake të Vuçiqit, një jehonë e rrezikshme e së kaluarës së errët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar të shtunën ndaj deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke i cilësuar “thirrje të pamatura për luftë” dhe “jehonë të rrezikshme të kapitujve më të errët të historisë së kohëve të fundit”.

Reagimi i Osmanit vjen pas deklaratës së Vuçiqit të bërë të premten, ku ai ka thënë se “të gjithë po përgatiten për luftë” dhe se Kosova po “përpiqet ta shfrytëzojë këtë periudhë para luftës” për të siguruar mbështetjen e vendeve të NATO-s dhe shumicës së shteteve evropiane.

Vuçiq i bëri këto komente pas pyetjes së një gazetari lidhur me thirrjen e presidentes Osmani drejtuar Evropës që të ndalë taktikat agresive dhe destabilizuese të Serbisë ndaj fqinjëve të saj.



Të ndryshme
Më shumë
Rama bën sërish thirrje për dialog, pas thyerjes së karrigeve, i zëvendëson me stola guri22 October 2026
Ahmeti: Integrimi evropian mbetet orientimi strategjik23 July 2026
Alfred Cako: Këta janë tre masonët e famshëm të Kosovës21 June 2021