Nga Vendi
5 October 2025
Bilall Kasami takohet me Shoqatën e Pensionistëve të Tetovës

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në kuadër të takimeve elektorale, zhvilloi një takim me anëtarët e Shoqatës së Pensionistëve të qytetit. Në këtë takim u diskutua për rezultatet e arritura gjatë mandatit të parë dhe për planet që lëvizja VLEN synon të realizojë në mandatin e ardhshëm.

Kasami theksoi se kujdesi për të moshuarit mbetet një ndër prioritetet kryesore të politikës sociale të VLEN-it. Ai rikujtoi se gjatë 15 muajve të fundit pensionet janë rritur me 7.000 denarë, një arritje që, sipas tij, nuk ka ndodhur më parë në vend.

Gjithashtu, Komuna e Tetovës ka mbështetur projekte të ndryshme që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës për pensionistët dhe krijimin e hapësirave për përfshirjen e tyre aktive në jetën shoqërore.

“Besojmë në bashkëjetesë, respekt dhe dinjitet për të gjithë qytetarët,” u theksua në fjalën e Kasamit.



Të ndryshme
Më shumë
U sulmuan nga 20 pjesëtarë të tifo grupit “Vojvodët” – Flasin nxënësit dhe prindërit, ja si ndodhi ngjarja 4 September 2025
“Hiq viq”, nisma kundër asimilimit të shqiptarëve në Mal të Zi 7 July 2021
Prapaskenat e takimit Kurti-Vuçiq: Fyerje, provokime dhe tone të larta17 June 2021