Nga Vendi
12 April 2026
Kërkesa për kufizim ligjor të rrjeteve sociale për fëmijët, rritet shqetësimi për ndikimin negativ

Debati për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët po merr gjithnjë e më shumë vëmendje në Maqedoninë e Veriut, ku qytetarët dhe ekspertët kërkojnë ndërhyrje ligjore për të kufizuar ekspozimin e të miturve ndaj platformave digjitale.

Shumë qytetarë shprehen të shqetësuar për ndikimin që këto platforma kanë në zhvillimin e fëmijëve, duke theksuar nevojën për kontroll më të madh nga prindërit dhe institucionet. “Fëmijët në moshë shumë të vogël nuk njohin realitetin për shkak të telefonit, kjo duhet të ndalohet rreptësisht me ligj”, u shpreh një qytetar, ndërsa të tjerë kërkojnë përfshirjen e psikologëve dhe filtrimin e përmbajtjeve që u ofrohen të miturve.

Sociologu Lulzim Murtezani paralajmëron për pasojat që sjell përdorimi i pakontrolluar i rrjeteve sociale, duke theksuar se “sa më pak që fëmijët u ekspozohen përmbajtjeve në platforma sociale, aq më tepër do të kenë stabilitet psikologjik, vetëbesim dhe fokus në detyrat e tyre”.

Sipas një ankete kombëtare, 76 për qind e qytetarëve mbështesin kufizimin e rrjeteve sociale për fëmijët. Ndërkohë, nisma “Për një fëmijëri të sigurt” kërkon masa konkrete si verifikimi i moshës dhe kontrolli prindëror, duke apeluar për bashkëpunim institucional mes Kuvendit, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe institucioneve të tjera relevante.



Të ndryshme
Më shumë
Luana Vjollca do të bëhet imazh i firmës së njohur ndërkombëtare31 August 2020
Gjermanja e mban në kuletë disa javë pa e ditur tiketën fituese të 32 milionë eurove29 July 2021
Vendos t’i pastrojë jastëkët pas 5 vjetësh, shokohet nga ajo që lëshojnë17 August 2021