Nga Vendi
11 October 2025
Mexhiti: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti tha se nuk pret të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi sipas tij fokusi aktual ngelet tek zgjedhjet lokale të 19 tetorit. 

“Dikush don ta gënjen, ta motivon elektoratin e vet se këto janë zgjedhje lokale dhe pas zgjedhjeve lokale do shkojmë në zgjedhje parlamentare. Unë mendoj se këto të AKI-së kur do t’i shohin rezultatet e zgjedhjeve lokale, do t’I harrojnë edhe zgjedhjet parlamentare. Pra ne jemi tash të fokusuar në zgjedhjet lokale, Qeveria ka legjitimitet, ka numra, ka detyra përpara, ka programin përpara dhe nuk ka nevojë pra të bëjmë harxhime shtesë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Zgjedhjet do të jenë të rregullta kur janë të parapara” tha Mexhiti.

Kujtojmë se dje kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski nuk e përjashtoi mundësinë për zgjedhje të parakohshme parlamente, e idenë e njejtë e përkrahën edhe nga blloku opozitar shqiptar, AKI.



Të ndryshme
Më shumë
Duda Balje reagon ndaj serbëve: Provokimet tuaja, frymëzim për ne, krenare në çdo hap me policinë tonë22 September 2021
Edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve policia do të përdorë dronë për të ndjekur sigurinë29 October 2025
Rrëmbim tronditës në Ohër: 33-vjeçari kërkon para për lirimin e tre familjarëve, kapet nga policia19 May 2025