Nga Vendi
12 November 2026
VLEN: Ali Ahmeti të japë dorëheqje, ministrat e BDI-së sollën projekte serbe në Maqedoni

Blerim Sejdiu nga VLEN sot në konferencë për shtyp tha se BDI-ja ka qenë arsyeja për hyrjen e projekteve serbe në Maqedoni. Ai përmendi Alta Bankën, Daka Davidoviqin, MTel-in si dhe projekte tjera, që sipas VLEN-it, me mbështetje të BDI-së kanë hyrë në Maqedoni.

Sejdiu i bëri thirrje kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, që të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë.

"Ministrat e BDI-së kanë propozuar dhe mbështetur vendime që mundësuan bashkëpunimin ndërmjet shtetit dhe Alta Bankës nga Beogradi. Daka Davidoviq në Tetovë. Operatori MTel. Ballkani i Hapur, projekt i Vuçiqit. Ali Ahmeti ishte përkrahësi më i zëshëm i këtij projekti. Tenderi i dështuar i Lotarisë Shtetërore, i cili ishte i drejtuar drejt kompanive serbe dhe malazeze. Takimet me funksionarët serb gjatë kohës kur Bujar Osmani ishte ministër. Nga kjo krijohet një pasqyrë e lidhjeve të vazhdueshme politike dhe afariste që meritojnë vëmendje institucionale dhe politike".

"Ali Ahmeti duhet të japë dorëheqje nga funksioni i kryetarit të BDI-së dhe të tërhiqet përfundimisht nga politika. U bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të BDI-së, por edhe faktorëve politikë që bashkëpunojnë me këtë udhëheqësi, të distancohen nga ky turp", tha Sejdiu.

Ndryshe, Alta Banka ka shkaktuar reagime në mes pushtetit dhe opozitës, të cilat e akuzojnë njëra-tjetrën se e kanë sjellë këtë bankë në Maqedoninë e Veriut.



Të ndryshme
Më shumë
Kali përfundon në autostradën Tetovë – Shkup, policia identifikon pronarin23 September 2021
Qeveria sot pritet të propozojë emrin e kryeprokurorit të ri10 March 2026
Ozil vendos përfundimisht për të ardhmen15 May 2020