Nga Vendi
12 October 2025
Zgjedhjet lokale/ Kasami premton bulevarde të reja

Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës nga radhët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, gjatë paraqitjes së tij publike në kuadër të fushatës, ka premtuar investime në infrastrukturë, me theks të veçantë përfundimin komplet të bulevardit “Bato”, duke e lidhur atë nga qyteti i Tetovës, deri në hyrje të fshatit Poroj. Kasami premtoi se në mandatin e ardhshëm nëse zgjidhet në krye të komunës, përveç përfundimit të këtij bulevardi, do të bëhen investime edhe në hapjen e bulevardeve të reja dhe rrugëve të reja.

“Përveç që përfundojmë këtë aks të VS Batos drejt Porojit, do të ndërtojmë edhe një aks tjetër të këtij bulevardi drejt Qarkores së Treboshit. E përveç kësaj, do të bëjmë edhe 4 mega projekte për zgjatjen e bulevardeve tjera: – Përfundojmë Bulevardin Ilinden nga Posta deri te rreth rrotullimi te Stadiumi i Qytetit, projekt që do të hapë zemrën e qytetit dhe do ta lehtësojë qasjen drejt qendrës të lagjes Drenovec dhe Cetinskë si dhe fshatrave nga rruga rajonale Tetovë-Jazhincë. – Përfundojmë Bulevardin Bllagoja Toska, njëri aks prej te Stadiumi i Vjetër i Qytetit deri te rruga rajonale Tetovë-Jazhincë, si dhe nga Shkolla Tekstile deri te rreth rrotullimi me Bulevarin Ilinden”, tha Bilall Kasami. Kandidat i VLEN-it për Tetovën.



Të ndryshme
Më shumë
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për zjarrin tragjik në Tetovë 9 September 2021
Florin Besimi: ‘Rinia në rend të parë’, ja pikat e programit të BDl-së për rininë 8 July 2020
Zhëlinë: Pas zgjedhjeve, vazhdojnë punimet në aksin Çiflik–Dëbërcë24 November 2025