Nga Vendi
13 October 2025
Dy herë brenda ditës kapet nga policia për tejkalim të shpejtësisë, ndalohet 26-vjeçari

SPB Tetovë njofton se dje (12.10.2025) në orën 15:10 në autostradën Shkup-Tetovë, pranë pikës së pagesës rrugore Zhelinë, punonjësit policorë të Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria personin A.H. (26) nga f. Patishka Rekë e Shkupit.

Gjatë kontrollit të trafikut me radar, punonjësit policorë konstatuan se ai kishte drejtuar një automjet "Volkswagen Passat" me shpejtësi 181 kilometra në orë në një vend ku shpejtësia e lejuar është 100 kilometra në orë.

"Më vonë, pasi ishte liruar, ai u kap sërish duke drejtuar automjetin me shpejtësi shumë më të madhe se e lejuara. Konkretisht, në bulevardin "Iliria" në Tetovë, ai u kap duke drejtuar automjetin me shpejtësi 105 kilometra në orë në një vend ku shpejtësia është e kufizuar në 50 kilometra në orë", thonë nga SPB Tetovë.



Të ndryshme
Më shumë
Qiraxhiu që nuk do donit ta kishit, la pas 5000 kanoçe birrë në apartament19 August 2021
VMRO DPMNE: Taravari është i paaftë 5 October 2021
Arbana Osmani me të bijën, një foto nënë e bijë që të shkrin zemrën18 September 2026