Nga Vendi
14 October 2025
Zbulohen lëndë narkotike në Koçan, ndalohen dy persona

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se dje në orën 10:00 në Koçan, policia nga DPB të Koçanit ndaluan 22-vjeçarin D.Z. dhe 23-vjeçarin N.D., të dy nga Koçani, sepse gjatë një kontrolli në shtëpinë e tyre, tek D.Z. u gjet dhe u sekuestrua marihuanë.
 

Më vonë, me urdhër gjykate, u krye një kontroll në shtëpinë e D.Z., gjatë të cilit u gjetën dhe u sekuestruan marihuanë, dy mulli me mbetje marihuane dhe sende të tjera të dyshuara se janë nga një krim.

Nga MPB thonë se pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohen kallëzime përkatëse.



Të ndryshme
Më shumë
Shtylla e dytë pensionale në qendër të debatit, fondet: Kursimet janë pronë personale dhe të trashëgueshme30 July 2026
Ngritet kallëzim penal kundër ish-kryetarit të Komunës së Strumicës 4 December 2025
Nuredini: Kemi dy vdekur civil dhe 12 pacientë 10 September 2021