Nga Vendi
22 October 2025
Ndalohen dy persona në Tetovë, u konfiskohet marihuanë dhe armë

MPB Maqedoni njofton se dje (21.10.2025) në orën 15:40 në Tetovë, oficerët e policisë së Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë arrestuan A.V. (23) nga Tetova, sepse tek ai u gjet dhe u konfiskua marihuanë.

Siç njoftojnë nga MPB, më vonë, me urdhër gjykate, u krye kontroll në shtëpinë e tij në Tetovë, ku ishte i pranishëm babai i tij B.V. (46), gjatë të cilit u gjetën një armë dhe dy karikatorë me gjashtë dhe shtatë fishekë, pa dokumentacion.

"U ndalua edhe B.V, dhe pas dokumentimit të ngjarjeve, do të dorëzohen shkresa përkatëse", thonë nga MPB.



Të ndryshme
Më shumë
Studimi i Oksfordit konfirmon: Duhanpirësit vdesin më shpesh nga covidi29 September 2021
Sherr mes të pandehurve në sallën e gjyqit për rastin e Renis Dobrës15 June 2026
Ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet në reanimacion, gjendje e qëndrueshme pas ndërhyrjes 5 February 2026