Nga Vendi
23 October 2025
Shënohet sot 23-Tetori, Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase

Sot, në vend festohet 23 tetori Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase. Në këtë ditë në vitin 1893, në Selanik u themelua Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase- (VMORO), me qëllim arritjen e autonomisë për Maqedoninë përmes luftës revolucionare.
 

Kulmi i aktiviteteve të VMORO-së është organizimi i Kryengritjes së Ilindenit në vitin 1903 në Maqedoni.

Themelet e Organizatës u hodhën më 5 nëntor 1893 (23 tetor – sipas kalendarit të vjetër) në shtëpinë e shitësit të librave Ivan Haxhi Nikolov në Selanik. Në mbledhjen themeluese morën pjesë: Dr. Hristo Tatarçev – mjek, i lindur në Resnjë, Dame Gruev – mësues, i lindur në fshatin Smilevo – rrethi i Manastirit, Petar Pop Arsov – mësues, i lindur në fshatin Bogomillë – rrethi i Velesit, Ivan Haxhi Nikolov – shitës librash në Selanik, i lindur në Kukush, Anton Dimitrov – mësues, i lindur në fshatin Ajvatovo – rrethi i Selanikut dhe Hristo Batandzhiev – mësues, i lindur në fshatin Gumendza, Enidze, rrethi i Vardarit.



Të ndryshme
Më shumë
Gruaja e Adem Mikullvocit zbulon se si ai punoj taksist për të mbijetuar13 September 2021
Mësimi në shkollat e mesme në Tetovë dhe Gostivar do të vazhdojë online deri më 20 shtator15 September 2021
Filipçe: Karrikia e plazhit lehtë mund të zëvendësohet me krevat spitali 2 August 2020