Sport
23 October 2025
Shkëndija e Tetovës me gërma të arta në Europë

Shkëndija e Tetovës që arrin të fitoj për herë të parë në Conferenc Leauge me rezultatin minimal 1-0 kundër ekipit të Shelbourne.

Kjo arritje historike e Shkëndijes bën që ekipi nga Tetova të ngjitet në tabelën në vendin e 19, duke e kaluar automatikisht përtej fazës së grupeve. Sigurisht Ballistët duhet të mbajnë ritmin e fitoreve për të patur një ecuri akoma edhe më të mirë në kompeticionet europiane.

Në fitoren e Ballistëve kontribuan edhe dy lojtarët e kombëtares Shqiptare, ku Klisman Cake ishte Startues e ndërsa Sebastjan Spahiu u inkuadrua në lojë në minutën e 46. 

Ajo çfarë vlen të theksohet është se mbrojtësi Cake vazhdon të ketë një paraqitje mjaftë të mirë dhe në këtë ndeshje ai është vlersuar me notën 7.6 sipas Sofascore. Klisman Cake me performancën e tij të shkëlqyer tek Shkëndija po i tregon vazhdimisht tranjerit Silvinjo që është i gatshëm të luaj në nivelet më të larta të futbollit europian.

Gazetare Mirela Haxhiaj



Të ndryshme
Më shumë
Si e nisi karrierën Melinda Ademi? 3 September 2021
KSHZ shpall rezultatet e para në Komunën e Gostivarit31 October 2021
A do t’i kthehen qytetarët drurit për t’u ngrohur, shitësit: Interesimi për blerjen e drurit është i dobët25 October 2021