Nga Vendi
19 March 2026
Filipçe akuzon Shilegovin për përçarje dhe lidhje me VMRO-DPMNE

Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, ka deklaruar se nuk do të lejojë përçarje brenda partisë, duke akuzuar ish-kryetarin e Shkupit, Petre Shilegov, se po vepron në interes të VMRO-DPMNE.

Duke folur para mediave, ai theksoi se LSDM funksionon mbi bazën e konsensusit dhe përfshirjes së mendimeve të ndryshme, por paralajmëroi se përpjekjet për përçarje nuk do të tolerohen. “Unë dhe udhëheqja po punojmë për këtë më shumë se një vit e gjysmë, është thelbësore të dëgjohet secili, por nuk do të lejojmë që dikush të punojë për VMRO-DPMNE-në”, deklaroi Filipçe.

Ai shtoi se dyert e partisë mbeten të hapura për të gjithë, por jo për ata që, sipas tij, veprojnë me qëllime të dëmshme, ndërsa kritikoi edhe pushtetin për mungesë vizioni dhe kapaciteti qeverisës.

Në të njëjtën kohë, Filipçe ngriti shqetësimin për perspektivën evropiane të vendit, duke paralajmëruar se ndryshimet e shpejta në rrethanat për anëtarësim në Bashkimin Evropian mund ta lënë vendin të izoluar nëse nuk përshpejtohen reformat.



Të ndryshme
Më shumë
Policia jep detaje rreth përleshjes me thika mes të rinjve në Gjakovë19 July 2020
BE kërkon zgjidhje diplomatike për krizën në Hormuz, Kallas përjashton opsionin ushtarak28 March 2026
PDK lëshon sallën, nuk kalon kandidatja për nënkryetare Vlora Çitaku11 September 2026