Nga Vendi
26 October 2025
Ky vend foli me zemër”, Vazhdon fushata në Strugë drejt raundit të dytë zgjedhor

Vazhdon fushata zgjedhore në Strugë për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune. Kandidati i Aleancës për Kombin (AK) Arsim Dalipi, i shoqëruar nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, zhvilluan një tubim elektoral në fshatin Dollogozhdë.

Gjatë fjalës së tyre para banorëve, ata theksuan se “ky vend foli me zemër”, duke vlerësuar pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve dhe mbështetjen e tyre për ndryshim.

“Dollogozhda tregoi se e njeh drejtimin e duhur. U dëshmua se me 2 nëntor do të fitojë e vërteta, do të fitojë puna, do të fitojë dashuria për Strugën”, u shprehën ndër të tjera folësit në këtë tubim.

 



Të ndryshme
Më shumë
Dua Lipa: Më kujtohet gëzimi në Ditën e Pavarësisë së Kosovës në vitin 200830 June 2021
Mesazh prekës për studenten Bora Keçi, pedagogët kujtojnë përkushtimin e saj pas tragjedisë në Lezhë29 April 2026
Talat Xhaferi sot zgjidhet kryetar i Kuvendit edhe për një mandat tjetër20 August 2020