Nga Vendi
27 October 2025
MPB: Ndalohet 30-vjeçari që gjuajti me armë në Çair

Nga MPB thonë se kanë arrestuar një 30-vjeçar nga Shkupi, pasi i njëjti është kapur me armë. Sipas Policisë, fillimisht kishte pasur raportime për gjuajtje me armë në rajonin e Çairit.

“Më 26.10.2025, rreth orës 20:00, në rrugën “Dizhon” në Shkup, punonjës policie nga Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup arrestuan R.T. (30) nga Shkupi. Rreth orës 19:45, SPB Shkup kishte marrë njoftim se në territorin e Çairit dëgjoheshin të shtëna armësh, pas çka u ndërmorën menjëherë masa dhe aktivitete përkatëse".

"R.T. u gjet dhe u arrestua në vendngjarje me armën në dorë. Pas dokumentimit të rastit, kundër R.T. do të ngritet aktakuzë sipas nenit 396 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.



Të ndryshme
Më shumë
Remzie Osmani i reagon Dua Lipës, pasi vallëzoi nën tingujt e këngës së saj 4 August 2021
Këngë në gjuhën gjermane e bashkëpunime, Dhurata zbulon planet në muzikë30 June 2021
Sot Armend Rexhepagiqi feston!23 September 2021