Nga Rajoni
27 October 2025
Anulohet seanca e sotme gjyqësore në rastin “Banjska”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se seanca gjyqësore në rastin e sulmit terrorist “Banjska” është anuluar.

Në seancën e sotme ishte paraparë dëgjimi i dëshmitarit të radhës në rastin e sulmit terrorist Banjska. Ky dëshmitarë nga Maqedonia e Veriut pritej të dëgjohej përmes video-lidhjes.

Shkaku i anulimit është se Gjykata e Shkupit ka njoftuar se nuk kanë mundësi që të bëjnë lidhjen me video konferencë për datën 27 tetor 2025, pasi pajisjet nuk janë funksionale për dëgjimin e dëshmitarit të paraparë.

“Departamenti Special njofton se është anuluar seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale ndaj të akuzuarve B.S, D.M. dhe V.T. , pasi përmes emailit zyrtar nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës është njoftuar se Autoritet e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht Gjykata e Shkupit ka njoftuar se nuk kanë mundësi që të bëjnë lidhjen me video konferencë për datën 27 tetor 2025, pasi pajisjet nuk janë funksionale për dëgjimin e dëshmitarit të paraparë”, thuhet në njoftim.

Sipas po këtij njoftimi për datat e radhës për këtë çështje penale palët do të njoftohen paraprakisht përmes ftesave të gjykatës.

Edhe më 21 tetor ka dështuar të mbahet seanca e radhës në këtë rast gjyqësor pasi mungoi dëshmitarja, Dragana Antonijeviq



Të ndryshme
Më shumë
Aksident trafiku, humbë jetën motoçiklisti nga Pallatica e Tetovës14 July 2020
24 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar 9 July 2021
Thaçi: PDSH dhe BDl garë të fortë për Tetovën, partitë tjera s’janë konkurrente29 June 2021