Nga Rajoni
27 October 2025
Ted Kopliku zgjidhet drejtues i Departamentit “Brain Gain” në Partinë Demokratike-Shqipëri

Ted Kopliku është zgjedhur drejtues i Departamentit “Brain Gain” në Partinë Demokratike, pas një procesi të hapur dhe transparent që u vlerësua si shembullor nga anëtarët e departamentit.Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kopliku shprehu mirënjohje për besimin dhe mbështetjen që i është dhënë nga kolegët, duke theksuar se e sheh këtë detyrë si një përgjegjësi të madhe që do ta përmbushë me përkushtim dhe rezultate konkrete.“Shpresoj ta përmbush me dinjitet, përkushtim dhe rezultate konkrete këtë detyrë. Tani është koha të çojmë këtë departament edhe më lart, ta bëjmë laboratorin kryesor të ideve dhe burimeve njerëzore të Partisë Demokratike, në shërbim të Shqipërisë,” u shpreh Kopliku.Ai falënderoi në mënyrë të veçantë Andin për punën e jashtëzakonshme gjatë tre viteve të drejtimit të mëparshëm dhe për standardin e lartë që ka vendosur në këtë strukturë, si dhe Neadën për garën dinjitoze.Gjithashtu, Kopliku vlerësoi rolin e Orgestit, Argitës dhe Amarildos për garantimin e një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës.Me drejtimin e ri, pritet që Departamenti “Brain Gain” të forcojë rolin e tij si qendër e mendimit strategjik dhe zhvillimit të potencialit njerëzor brenda Partisë Demokratike.



Të ndryshme
Më shumë
Deputetja e ASH-së kërkon rritje të pagës minimale me mbështetje nga shteti për bizneset25 February 2026
Zgjedhjet 2025 në Kosovë: 10 kandidatët më të votuar nga katër partitë kryesore 3 January 2026
Nisja e FSK-së drejt Gazës në dorën e SHBA-ve, vendimin e përcakton gjenerali amerikan22 April 2026