Nga Vendi
30 October 2025
Filipçe: OBRM-PDUKM ta kthejë Maqedoninë në kohën e frikës, shantazheve dhe presioneve

“OBRM-PDUKM dëshiron ta kthejë Maqedoninë në kohën e frikës, shantazhit dhe presionit, por qytetarët nuk do të dorëzohen”, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në Konçe.

Ai dënoi ashpër presionin mbi qytetarët gjatë fushatës, duke theksuar se qeveria e OBRM-PDUKM-së po përpiqet të frikësojë njerëzit përmes institucioneve.

“Me policinë, policinë financiare, policinë pyjore, përmes shërbimeve sociale, ata po ushtrojnë presion mbi qytetarët. Ata duan të na kujtojnë kohën kur të gjithë jetonim në frikë dhe shantazh. Por ajo kohë ka mbaruar. Njerëzit duan një jetë normale, pa presion, pa kërcënime, pa ryshfet”, tha ai.
Filipçe bëri thirrje për një pjesëmarrje masive të dielën në zgjedhjet lokale.



Të ndryshme
Më shumë
Vila misterioze që askush nuk duhet ta vizitojë gjatë baticës13 August 2021
Ditë e veçantë për Jehona Sopin, vajza e saj e vetme mbushi 9 vite jetë20 August 2021
Kaq shumë ka ndryshuar “Ministri” te “Kafeneja Jonë”10 August 2021