Nga Rajoni
31 October 2025
Seanca për shkarkimin nga Rama/ Veliaj hyn me pranga në Gjykatën Kushtetuese

Erion Veliaj ka lënë sot qelinë e paraburgimit për herë të parë që prej 10 shkurtit, kur u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Veliaj doli me pranga nga furgoni i Drejtorisë së Burgjeve, për të hyrë në sallën e Gjykatës Kushtetuese, ku do të ankimojë shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës.

Veliaj pritet të jetë i pranishëm në seancën publike ku do të përballet me qeverinë dhe Presidencën për shkarkimin e propozuar.

Ai u nis nën masa të rrepta sigurie nga ambientet e paraburgimit në Durrës pak para orës 9 të mëngjesit./Syri.net
 



Të ndryshme
Më shumë
Fazliu me akuza të forta, Drejtësia nuk ekziston, Rruga e Arbërit është vetëm ajo e Lëvizjes Arbëria27 February 2026
KSHZ: Deri në ora 13:00, jehona e votuesve është 19,96% 2 November 2025
8 ushqime që duhet t’i konsumoni patjetër këtë verë për të marrë gjithë hidratimin që ju duhet16 June 2021