Nga Vendi
4 November 2025
Gashi takon ish-kryetarët e Kuvendit, propozohet krijimi i këshillit joformal për shkëmbim të ideve

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot u takua me ish-kryetarët e shtëpisë ligjvënëse, respektivisht Tito Petkovskin, Savo Klimovskin, Nikolla Popovskin dhe Trajko Veljanoskin. Ndërsa siç shihet nga pamjet, mungon Talat Xhaferi.
 

Gashi, në një postim në Facebook thekson se ky ishte një takim i veçantë, i pari i këtij lloji, me karakter institucional, ku kanë ndarë përvoja dhe ide të vlefshme për të ardhmen e Kuvendit si një institucion i rëndësishëm i shtetit.

Kryetari Gashi informoi se në takim u propozua të krijohet një këshill joformal ku do të shkëmbehen ide dhe përvoja pa ndikim politik.

“Biseduam për reformat dhe proceset që kanë për qëllim ta bëjnë Kuvendin më të pavarur, më transparent dhe më efikas në kryerjen e funksioneve të tij. U pajtuam që përvoja e ish-kryetarëve paraqet në përparësi për institucionin, prandaj u propozua krijimi i një këshilli joformal, ku mund të shkëmbehen ide dhe përvoja pa ndikim politik, në dobi të Kuvendit dhe demokracisë parlamentare. I falënderova sinqerisht për pjesëmarrjen dhe gatishmërinë e tyre për bashkëpunim. Kuvendi gjithmonë do të mbetet një shtëpi e përbashkët për të gjithë qytetarët dhe një vend ku proceset politike zhvillohen me dinjitet dhe përgjegjësi”, thotë Gashi në postim.

 



Të ndryshme
Më shumë
Për herë të parë në histori, shqiptarët me 32 deputetë në Parlamentin e Maqedonisë16 July 2020
Aleanca për Shqiptarët zyrtarizon kandidatin për komunën e Zhelinës24 August 2021
Ukraina kërkon takim Trump–Zelensky në SHBA këtë javë25 November 2025