Nga Rajoni
9 November 2025
Mbi 330 mijë votues në Shqipëri në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë votojnë sot për zgjedhjet e kryebashkiakëve të rinj

Mbi 330 mijë votues në Shqipëri në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë votojnë sot për zgjedhjet e kryebashkiakëve të rinj. Në disa qendra të votimit pati vonesa. Fushata e këtyre zgjedhjeve të pjesshme në Shqipëri kaloi pa shumë zhurmë. Nuk pati mitingje dhe as takime elektorale ku të pranishëm të ishin liderët e partive kryesore. Ndërkohë për herë të parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po teston inteligjencën artificiale në bashkinë e Tepelenës, për numërimin e votave, por jo edhe për shpalljen e rezultatit final. Këto zgjedhje të pjesshme lokale në Shqipëri erdhën si pasojë e largimit të kryebashkiakëve, dy si ministra në qeveri, dy të tjerë si deputetë në parlament dhe një dorëheqje në Vlorë.
“Në lidhje me ecurinë e votimeve në 5 bashkitë ku po zhvillohet procesi i votimit për kryetarë të bashkive nga raportimet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë nga terreni, si nga KZAZ apo edhe nga koordinatorët duket që procesi po shkon normalisht dhe po zhvillohet deri në këto momente plotësisht i qetë, i rregullt, pa asnjë shqetësim serioz. Deri tanik nuk është se kemi evidentuar ndonjë problem që të ketë ndikuar apo penguar procesin e votimi”, tha Ilirjan Celibashi, Kryetar i KQZ-së, Shqipëri .



Të ndryshme
Më shumë
Prezantuesja shqiptare zbulon si humbi 20 kilogramë18 August 2021
Ivanovska: Qeveria të heqë dorë nga angazhimi i “Bechtel dhe Enka” përmes “ligjit të veçantë” 3 July 2021
LSDM: Do ta formojmë Qeverinë e re, obligohemi të ofrojmë edhe më shumë28 July 2020