Nga Vendi
11 November 2025
Lavdim Farizi zgjidhet kryetar i Këshillit Komunal të Tearcës, shumicë e re nga koalicioni VLEN

Në Komunën e Tearcës u konstituua Këshilli i ri Komunal, duke shënuar një ditë të veçantë për banorët dhe udhëheqësinë lokale. Me shumicë votash, Lavdim Farizi u zgjodh kryetar i Këshillit Komunal, një vendim që mori mbështetjen e të gjithë këshilltarëve. Shumicën në këtë këshill e përbën koalicioni VLEN me 8 këshilltarë, duke reflektuar qartë vullnetin e qytetarëve për ndryshim dhe bashkëpunim në shërbim të komunës. Kryetari i Komunës së Tearcës, në fjalën e tij, theksoi rëndësinë e këtij momenti dhe uroi anëtarët e rinj për punë të mbarë dhe bashkëpunim të frytshëm në të mirën e qytetarëve. “Urime dhe suksese në mandatin e ri,” u shpreh ai, duke nënvizuar se pas shumë vitesh, kryetari i Këshillit u votua njëzëri nga të gjithë këshilltarët komunal.



Të ndryshme
Më shumë
Haziri: Në ditët kur Kosova është në këmbë për ta konfirmuar se Liria ka Emër, u zbardh krimi ndaj “Grupit të Intelektualëve”20 September 2026
MSH: Profili në Twitter i ministrit Filipçe është sërish aktiv 4 August 2021
Sylejman Selimi i jep fund debatit: Albin Kurti ishte pjesë e UÇK-së22 September 2021