Nga Rajoni
13 November 2025
Mbahet sot mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe italiane

Mbahet sot mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe italiane.

Këtë të enjte, në Romë, do të mbahet takimi i parë ndërqeveritar Shqipëri–Itali (G2G Government to Government).

Ky takim, që do të zhvillohet mes dy qeverive, ka në qendër forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh përmes projekteve të përbashkëta në fusha kyçe si ekonomia, energjia, mbrojtja dhe infrastruktura.

Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim zyrtar me Kryeministren italiane Giorgia Meloni. Më pas, të dy do të marrin pjesë në seancën plenare të mbledhjes ndërqeveritare, së bashku me ministrat e të dy kabineteve.

Në rendin e ditës së takimit parashikohet gjithashtu nënshkrimi i disa marrëveshjeve dypalëshe dhe memorandumeve të mirëkuptimit mes dy vendeve.

Sipas njoftimit të Pallatit Chigi, mbledhja do të nisë në orën 11:30 dhe do të mbahet në Villën Doria në Romë.



Të ndryshme
Më shumë
Kjo ishte puna që bënte në të kaluarën konkurrentja e ‘Për’puthen’ që mori gjithë vëmendjen këtë sezon24 September 2021
Nikola Tesla shpikësi që ndryshoi botën13 March 2026
Ditët e fundit të fushatës, Arifi e Kasami vazhdojnë përpjekjet për të fituar besimin e qytetarëve28 October 2021