Sport
15 November 2025
Prindërit e Manajt pranë murales të dedikuar të biri pas festës së golit ndaj Serbisë

Rey Manaj u rikthye nga më i kritikuari në më të dashurin e lojtarëve të Kombëtares dhe për këtë padyshim që pati ndikim të madh goli i shënuar në Leskovc ndaj Serbisë, një momenti historik.
 

Pas kësaj, në Mitrovicë u krijua një murale, dedikuar festës së golit të tij, ku shfaqet edhe shqiponja, simbol i krenarisë kombëtare.

Prindërit dhe vëllai i Manajt, vizituan qytetin dhe u pritën nga ish-futbollisti dhe tani trajneri Emin Baliqi. Rey Manaj ka ndarë në rrjetet sociale foton e prindërve të tij pranë muralit, duke treguar lidhjen e ngushtë me familjen dhe emocionin e momentit. Ndërkohë, Shqipëria po përgatitet për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve ndaj Anglisë, që zhvillohet në Tiranë, një sfidë vendimtare për kualifikimin në Kupën e Botës.

 



Të ndryshme
Më shumë
Hashim Thaçi shpallet fajtor në Hagë, dënohet me 25 vjet burgim16 September 2026
Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, Gjykata e lë në burg ish-presidentin15 September 2026
Maqedoni: Nga nesër kafenetë dhe restorantet edhe në hapësira të mbyllura25 June 2020