Nga Rajoni
18 July 2020
Edhe të 145 të infektuar, 6 të vdekur dhe 171 të shëruar nga COVID-19 në Kosovë

Drejtori i Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) Naser Ramadani, nga Vushtrria ka njoftuar se të premten janë testuar gjithsej 562 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 145 raste pozitive me COVID-19, 171 persona janë shëruar.

IKSHPK ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 5.617 raste nga 30.567 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 130 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

 

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 171 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.811 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.676.

NUmri total i rasteve pozitive është 5, 617 raste nga 30,506 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, njofton IKSHPK.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 58 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Prizren 4 raste, me nga 3 raste komunat: Suharekë, Kaçanik, Drenas, Viti, me nga 2 raste komunat: Lipjan, Kamenicë dhe Podujevë dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Obiliq dhe Partesh”



Të ndryshme
Më shumë
Shqiptari me 3.2 kg kokainë, i vë pistoletën në kokë policit 7 July 2020
Mësuesja boton foton e maturës me Musaenin dhe shkruan një elegji: Sa zemra trishtove, kalove pandeminë, por plumbin se mashtrove…29 June 2021
FSHF organizon takim me Shoqatën e Klubeve Europiane dhe shqiptare në ‘Shtëpinë e Futbollit’30 April 2025