Nga Rajoni
17 November 2025
Protesta e PD para Kryeministrisë/ Berisha e quan ‘Foltore 2’, zbulon misionin e saj

Protestën që po mbahet sot, dhe që sipas kreut të PD do të jetë e vazhdueshme, Sali Berisha e quajtur sërish foltore, këtë herë foltorja e dytë.

Ai zbuloi ‘misionin’ e ‘Foltore 2’, që sipas tij është të “shpëtojë Shqipërinë nga regjimi”.

“Shumë kanë pyetur por çfarë është kjo foltore? Kjo platformë? Nuk është gjetje origjinale e PD, një platformë e tillë në një fushë tenisi transformoi Francën dhe Europën gjatë revolucionit. Foltorja me qytetarët e çliroi opozitën, foltorja me qytetarët e shpëtoi opozitën, e ktheu atë në forcë sovrani të shqiptarëve.

Foltorja u përball në rrugën e saj me pengesa më të papara, me represionin, me agresionin ndaj saj, por përsëri, sot ajo mblidhet në foltoren e dytë. Foltorja që nuk ka më synim të shpëtojë opozitën, por ka mision të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i krimit.

Ndaj dhe për të kuptuar pak misionin, hapni sytë dhe shihni si e kanë rrethuar”, tha ai.



Të ndryshme
Më shumë
Një këshillë e Kallashit: Mos u lutni vetëm kur jeni n’ telashe20 October 2021
Aleanca për Shqiptarët zyrtarizon kandidatin për komunën e Zhelinës24 August 2021
UEFA, caktoi terminin e shortit për Champions dhe Ligën Evropa30 June 2020