Nga Vendi
22 November 2025
Siljanovska-Davkova uron shqiptarët për 22 Nëntorin - Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, uroi bashkëqytetarët shqiptarë.

Presidentja shkruan se kjo festë është si një simbol të fuqishëm të përpjekjes për arsimin dhe edukim.

Ajo e ka bërë thirrje që të vazhdohet ndërtimi i shtetit mbi frymën e respektit dhe barazisë.
 

Urimi i plotë: 

“Para 117 vjetësh, Alfabeti i unifikuar nisi rrugëtimin e tij nga Kongresi i Manastirit, si kodi më i rëndësishëm i komunikimit për një popull. Sot duhet të kujtojmë se gjuha dhe shkrimi janë vlera themelore që formojnë identitetin kolektiv dhe forcojnë lidhjen shpirtërore mes brezave. Respekti ndaj gjuhës dhe shkrimit të çdo komuniteti forcon kohezionin shoqëror dhe bashkon shoqërinë multietnike të Maqedonisë. Gjuha shqipe është pjesë e mozaikut të pasur të dallimeve që është një investim për të ardhmen e atdheut tonë të përbashkët. Në këtë ditë, sipas urimit, shprehet edhe mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin e arsimit dhe kulturës në jetën shoqërore, i cili pasuron shoqërinë tonë. Gëzuar Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe. Të vazhdojmë së bashku të ndërtojmë shtetin në frymën e respektit, barazisë dhe unitetit”, thuhet në urimin e Presidentes Gordana Siljanovska-Davkova.



Të ndryshme
Më shumë
Moti sot me vranësira mesatare, temperatura deri në 26 gradë15 June 2021
Arben Çejku: Akuzat ndaj shtetarëve dhe luftëtarëve të UÇK për të dëmtuar shtetësinë dhe imazhin ndërkombëtar të Kosovës19 December 2020
Jeff Bezzos nuk shkoi në Sarandë, jahti luksoz ishte atje vetëm për t’u furnizuar me naftë26 August 2021